Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë ku një person dje ka rënë nga ndërtesa në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Ferdi Curri’ në Prishtinë, transmeton arbresh.info
I dyshuari pas arrestimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Lexo edhe:
Prishtinë, bie një punëtor nga ndërtesa ku punonte – Arbresh.info
Von der Leyen sot në Kosovë, vizitën e nis me një takim me O...
Kurti pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursul...
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...