Arrestohet pronari i ndërtesës ku u rrëzua një punëtor

11:34 | 7 Prill 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë ku një person dje ka rënë nga ndërtesa në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Ferdi Curri’ në Prishtinë, transmeton arbresh.info

I dyshuari pas arrestimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Lexo edhe:

Prishtinë, bie një punëtor nga ndërtesa ku punonte – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme