Profesori 51 vjeçar,H.A, i Edukatës Fizike në gjimnazin ‘Eqrem Qabej’ është arrestuar sot pasi kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të moshës 16 vjeçare.
Rreth këtij rasti Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që e ka konfirmuar arrestimin e profesorit.
“Në orët e pasdites së sotme, policia ka arrestuar një person në cilësi të të dyshuarit për ” ngacmim seksual” të njëjtit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka thënë Zahiti.
Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë. Vlen të përmendim rastin e të miturës në Drenas, rasti i të cilës ende është në gjykim.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin