Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën “Mbreti Pleurat”, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Pas kontrollit, në shtëpinë e tij policia ka gjetur edhe armë që i posedonte pa leje, shkruan Indeksonline.
Ja njoftimi i policisë:
Në orët e mbrëmjes policia në Prizren ka kuptuar për një rast të dhunës familjare që kishte ndodhur në një shtëpi në rrugën “Mbreti Pleurat”. Pas inicimit të rastit është kuptuar se i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe e njëjta është trajtuar nga mjekët e Emergjencës Rajonale në Prizren.
Me qellim të eliminimit të rrezikut për viktimën, hetuesit kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në prezencë të tij dhe dëshmitarëve ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
Një kallashnikov me numër serik 0119133
Një pushkë gjysmë automatike Mod 10 me numër serik 14002434;
Një pistoletë M57 kalibri 7.62mm
18 fishekë të kalibrit 7.65mm
9 fishekë të kalibrit të panjohur dhe
Dylbi për armë të gjatë.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...