Arrestohet prishtinasi që e bëri për spital bashkëbanuesen e tij

09:49 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një qytetar Ashkali në Prishtinë i cili e kishte sulmuar bashkëbanuesen e tij, transmeton arbresh.info.

Bëhet e ditur se viktima si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë, 26.09.2019 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër Shqiptare me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin policor/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme