Google ADS

Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

18:33 | 23 Qershor 2022
E.H

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që shihet në një video-incizim duke e keqtrajtuar një fëmijë në Tauk Bahçe të Prishtinës.

Sipas Policisë,  i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policorë.

Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Po ashtu ka proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personi në foto është një 55-vjeçar, i cili po dyshohet se ka rrahur pamëshirshëm vajzën e tij 10-vjeçar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme