Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë të mërkurë (01.07.2020) rreth orёs 03:30, ёshtё informuar se ne fshatin Orroberd-Istog, kishte të shtëna me armë zjarri, nga njё person i dyshuar i cili kishte shtёnё disa herё nё drejtim tё disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal, transmeton arbresh.info.
Sipas njoftimit, njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjёs, ёshtё berё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje ne mes veti i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё armёn dhe ka shti nё drejtim tё viktimave.
Njësitet Policore kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar:
Policia e Kosovës nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, F.M i lindur me 1988, dhe gjatё bastisjёs është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njё (1) fishek kal. 7.65mm.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit personi i dyshuar ёshtё dërguar nё ndalim prej 48- orёsh./ arbresh.info/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra