Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.05.2021,kishte trajtuar një rast dhunë në familje.
Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare , ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete.
Meqë, rasti ishte raportuar në polici , i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici .
Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...