Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit për 8 muaj

14:35 | 10 Janar 2025
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar në Prizren, i dyshuari ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Lëndim i letë trupor”.

Policia bën të ditur se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tetë muaj.

“Me 10.01.2025, në Prizren është arrestuar i dënuari L.D 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Lëndim i letë trupor”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tetë muaj burgim”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Të ngjashme