Arrestohet personi i kërkuar në Kaçanik

14:44 | 11 Korrik 2022
K.B

Policët nga stacioni policor në Kaçanik, sot rreth orës 10:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, kanë ndalur një person me inicialet A.M (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili ishte në kërkim.

Ai ishte i kërkuar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme