Policia në Gjilan ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të Gjykatës pasi ishte i dënuar për ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur.
Në njoftim bëhet e ditur se K.K kërkohej për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Novobërdë me datën 06.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin K.K. (viti i lindjes 1952, mashkull kosovar serb). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan bën të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...