Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 08.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar A.R. (1989).
I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një vit e 15 ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin për media. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale