Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me mosdhënien e ndihmës një të moshuari në Gjilan, i cili më pas vdiq.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Është arrestuar edhe personi i dytë. Akuzohet për mos dhënie të ndihmës personit me nevojë. Prokurori I shtetit ka urdhëruar pasi që ka marrë urdhër me arrest në prani të avokatit, ka vendos me ndal për 48 orë”, tha Hashani.
Ai tha se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin në detaje.
Ngjarja që ka ndodhur javën e kaluar ka tronditur të gjithë duke marrë komente negative.
Për këtë rast deri më tani janë arrestuar dy persona. /Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=JwSXFbpf_1A
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...