Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi është prangosur gjatë ditës së martë, nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë. Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bënë të ditur gjithashtu se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar disa prova materiale, përfshirë edhe një shumë e konsiderueshme e parave.
“Po ashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:-Një (1) Lap-Top; Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22; Para 22.205,00 Euro; Barka Ranier Wit; Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë./Arbresh.info/

Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, vendi shkon në zgjedhje
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Kombëtarja U20 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy mi...
Kurti: I 3-ti në rajon dhe i 2-ti në Ballkanin Perëndimorë, ...
Çeku: 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse pë...
sq