Një person është arrestuar sot në Pejë pasi dyshohet për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, shkruan arbresh.info.
Gjatë arrestimit të dyshuarit i janë konfiskuar tri pushkë, një armë, pjesë të armëve dhe fishek.
Policia e Kosovës ka njoftuar se intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
“Arrestohet një person i dyshuar për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, me datën 21.01.2020, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, M. P. i lindur me 1961 m/k/sh, janë gjetur dhe janë konfiskuar:
• një (1) pushkë gjysmë automatike M47
• një (1) pushkë ajrore
• një (1) pistoletë me gaz
• një (1) armë e gjatë e dëmtuar
• një (1) tytë e armës automatike e dëmtuar
• dy (2) pjesë të armëve të gjata
• katërmbëdhjetë (14) fishekë
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”./arbersh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...