Arrestohet pasi kanosi qytetarin me armë zjarri

00:51 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Policia në Prizren ka njoftuar se sot rreth orës 15:50 nga një qytetar është informuar se ishte kanosur me armë zjarri nga i dyshuari A.K.

Pas paraqitjes së rastit, policët kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin duke lëvizur me automjet i cili është ndalur dhe gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë e llojit “Crvena Zastava” me pesë fishekë.

Sipas hetimeve fillestare thuhet se i dyshuari këtë e kishte bërë për ta shtyrë viktimën që ta tërheqë një denoncim të bërë në polici ditë më parë për lëndim trupor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor, njofton Policia e Prizrenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme