Google ADS

Arrestohet pasi ia dëmtoi veturën e policisë dhe sulmoi një zyrtare policore

10:38 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur ka dëmtuar veturën e policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë arrestimit të këtij personi një zyrtare policore ka pësuar lëndime, shkruan arbresh.info

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte dëmtuar veturën e policisë. Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje. I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme