Arrestohet pasi i vuri zjarrin arës së tij, i djegi 15 trupa pemë tjetërkujt

11:00 | 7 Gusht 2021
arbresh.info

Policia ka arrestuar një person pasi qëllimisht ka djegur arën e tij, dhe më pas zjarri ishte përhapur edhe në pronë të tjetërkujt.

Si pasojë e kësaj ankuesit i janë djegur 15 trupa pemë dhe një pjesë e murit të gjelbër.

ZJARRVENIE

Fsh.Leshkoshiq, Obiliq, 06.08.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte vënë zjarrin arës së tij e me pas zjarri është përhapë edhe në arën e ankuesit mashkull kosovar të cilit i janë djegur 15 trupa pemë dhe një pjesë e murit të gjelbër. Zjarri është lokalizuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme