Google ADS

Arrestohet pas 11 vjetësh në kërkim kosovari që kishte rrëmbyer fëmijet e tij

09:04 | 27 Korrik 2021
S D

Burri nga Kosova kishte pasur probleme me gruan e tij rreth të drejtës së përkujdesjes për fëmijët e tyre ku në vitin 2010 Gjykata e Qarkut e Grieskirchen në Austri i kishte dhënë të drejtën e mbajtjes së fëmijëve gruas.

Me këtë rast kosovari i kishte rrëmbyer para 11 vjetësh fëmijët e tij djalin pesëvjeçar dhe vajzën trevjeçare dhe i kishte dërguar në Shqipëri e më pas kishte ikur bashkë me fëmijët në Kosovë.

Në vitin 2011 Prokuroria e Welsit kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për të dyshuarin, ku për vite të tëra kishte pak gjurmë rreth tyre.

Në vitin 2019 u ri-aktualizua çështja nga ana e hetuesisë, kështu ata i ranë në gjurmë burrit.

40 vjeçari u arrestua në Prizren më 21 korrik, raporton Kurier.at.

Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri.

Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme