Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është shoqëruar në polici, pasi i njëjti dyshohet se futi gjësende ilegale në dhomën e një të burgosuri.
Sipas SHKK-së, oficeri kishte ndihmuar të burgosurin, duke i futur gjëra të dyshimta përmes derës së mbyllur të qelisë.
Krejt kjo ishte vërejtur nga oficeri i dhomës së kontrollit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë gjatë monitorimit të kamerave.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njeri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera të dyshimta në dhomë”, thuhet në njoftim.
SHKK, thekson se lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim./arbresh.info
Njoftim nga SHKK:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njeri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera të dyshimta në dhomë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, të cilët pas lokalizimit të oficerit të dyshuar dhe organizimit të bastisjes së dhomës, kanë arritur të gjejnë mjete të dyshimta.
Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsionit, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë