Arrestohet një shtetas kosovar dhe një serb në Leposaviq, tentuan të kontrabandonin mallra

09:27 | 26 Shkurt 2024
E.H

Një shtetas kosovar dhe një shtetas serb janë arrestuar në Leposaviq pasi që kanë tentuar që me një kombi të kontrabandonin mallra, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht nuk i kanë përfillur urdhëratë e zyrtarëve policor për tu ndalur, megjithatë policia ka arritur ta ndaloj automjetin e dyshuar, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Leposaviq / 25.02.2024-12:00 Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull kosovar dhe nje mashkull me shtetesi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme