Google ADS

Arrestohet një shtetas i Ukrainës, u ofroi 50 euro ryshfet policëve në kufi

10:00 | 7 Dhjetor 2024
K.B

Një shtetas i Ukrainës është arrestuar të premten në pikëkalimin në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

Sipas policisë, i dyshuari, në mungesë të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve 50 euro që ta lejonin të kalonte.

“SPK Vërmicë 06.12.2024 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme