Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo nën dyshimin se i njëjti ka prezantuar një leje-qëndrim të falsifikuar të Belgjikës.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatë.
“ANP Adem Jashari 21.01.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka prezantuar një leje qëndrimi të Belgjikës e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari në procedurë të përshpejtuar është dërguar në gjykatë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...