Google ADS

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi t’i jepte ryshfet policisë

10:22 | 25 Qershor 2024
E.K

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, sepse gjersa zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik u kishte ofruar zyrtarëve policor ryshfet.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 24.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjersa zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik u kishte ofruar zyrtarëve policor ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale