Google ADS

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, dyshohet se kërcënoi me vrasje një person

08:42 | 19 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se  kishte kërcënuar me vrasje një person.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:38 në lagjen Arbëri, shrkuan Arbresh.info.

“Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE Lagjja Arbëri, Prishtinë 30.09.2023 – 19:38. Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme