Google ADS

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Mitrovicë, u kap me substanca narkotike

09:20 | 9 Janar 2024
Arbresh

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi është kapur me substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se atij i janë sekuestruar 9.1 gramë substancë narkotike e llojit Mariuanë, e përveç kësaj dhe një mulli për bluarjen e kësaj substance.

Personi i arrestuar është shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili pas intevistimit është liruar.

“Një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar, një sasi prej 9.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen të Marihuanës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme