Google ADS

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Shqipëri

13:48 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Policia e Korçës ka arrestuar Siridon Salihin nga Gjilani, i cili ishte shpallur në kërkim në katër qytete të Shqipërisë.

Për 31-vjeçarin nga Kosova, Gjykata e Vlorës ka kërkuar 2 vite burgim. Ai po dyshohet se ka fituar 10 mijë euro duke i mashtruar dy persona.

Përveç Vlorës, burgim për Salihin po kërkojnë edhe Gjykata e Tiranës dhe Elbasanit.

Ndërsa në Fier, Prokuroria ende vijon hetimet për shumën prej 850 mijë lekësh, të cilat 31-vjeçari dyshohet se ia ka përvetësuar një qytetari nga Levani.

Policia e Korçës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalimit, 31-vjeçarit nga Gjilani i janë konfiskuar dokumente të cilat dyshohet të jenë të konfiskuara.

“I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua. Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte”, thekson policia e Korçës përmes një njoftimi.

Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Korçës. I riu Liridon Salihi, i kërkuar në katër qytete të Shqipërisë tentoi që t’i shpëtonte efektivëve por arriti të neutralizohej në kohë.

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka kërkuar 2 vite burg pasi ka përfituar mbi 10000 euro duke mashtruar 2 persona. Gjithashtu arrest me burg për të kërkon edhe Tirana e Elbasani. Ndërsa në Fier, Prokruroria ende vijon hetimet për shumën prej 850 mijë lekësh, të cilat 31-vjeçari dyshohet se ia ka përvetësuar një qytetari nga Levani.

Njoftimi i plotë i policisë së Korçës:

Policia e Korçës, në bashkëpunim me DVP Fier, finalizon operacionin policor të koduar “Koordinimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga disa Drejtori Vendore të Policisë në qarqe.

I ndaluari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimeve, i kërkuar në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë operacionit 31-vjeçari, tentoi t’i largohet Policisë duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve, por u neutralizua dhe ndalua. Sekuestrohen dokumente të dyshuara si të falsifikuara, si edhe armë të ftohta pa leje, që ky shtetas i posedonte.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Fier e Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

• L. S., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë (i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”).

Shtetasi i mësipërm rezulton i shpallur në kërkim në qarqet Vlorë, Elbasan, Tiranë e Fier, për veprën penale “Mashtrimi” si më poshtë:

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burg, pasi nëpërmjet mashtrimit që u ka bërë dy personave (në kohë të ndryshme) dyshohet se ka përfituar një shumë mbi 10000 euro.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim”.

– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ky shtetas në disa raste ka përfituar me anë të mashtrimit shuma parash duke shituar mjete të marra me qira.

– Po ndaj këtij shtetasi po zhvillohen hetime edhe nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP-Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi ky shtetas, me anë të mashtrimit ka përfituar nga një shtetas në Levan të Fierit, një shumë prej 850.000 lekësh.

Shtetasi L. S., në momentin kur shërbimet e Policisë në lagjen nr. 9, i kanë kërkuar të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me mjetin tip “Benz”, por u neutralizua dhe u vu në pranga. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, iu gjet 1 kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme