Google ADS

Arrestohet një shtetas i huaj në Merdarë, hyri dhe qëndroi ilegalisht në Kosovë

09:51 | 15 Korrik 2024
E.H

Një shtetas i huaj është arrestuar në Merdarë pasi që dyshohet se ka hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë, pas verifikimit ka rezultuar të njëjtit me datën 09.07.2024 i është refuzuar hyrja në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SPK Merdare / 14.07.2024 – 01:25. Është arrestuar një mashkull shtetas i huaj për arsye se i njëjti dyshohet se ka hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit ka rezultuar se të njëjtit më datë 09.07.2024 i është refuzuar hyrja në Kosovë . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme