Policia gjermane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Austria, pasi dyshohej si autori i vrasjes së një 46-vjeçari boshnjak, mbrëmjen e 4 qershorit, në Sazburg.
Mediat gjermane raportojnë se, shqiptari i arrestuar njihej me emrin Klodi dhe ishte nga Tirana.
31-vjeçari është arrestuar në një lokal, gjatë një kontrolli nga policia gjermane, derisa nuk ka rezistuar në momentin e arrestimit, përcjell albinfo.ch.
Ai pritet të ekstradohet në Austri, ku do të përballet me akuzat për vrasje.
Ndërkohë, gjatë ngjarjes së 4 qershorit mbeti i plagosur dhe djali i viktimës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...