Arrestohet një serb për krime lufte në Mitrovicë

09:17 | 30 Shtator 2023
E.H

Të premten është arrestuar një serb në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tre burra civilë shqiptarë.

“Prizren 01.09.1998 – 07:00. Me datën 29.09.203 rreth orës 15:00 njësiti relevant i policisë për hetimin e krimeve të luftës në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur. I dyshuari gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme