Google ADS

Arrestohet një serb në veri, Sveçla: Grupe të mbështetura nga Beogradi synojnë të destabilizojnë vendin

19:33 | 21 Shkurt 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një shtetasi serb në pikën kufitare në veri të cilit i janë gjetur në veturë mbi 6300 copë fishekë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla e ka quajtur këtë një akt luftimi të kriminalitetit.

“Kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë”, ka shkruar ai.

Sveçla ndër të tjera ka theksuar se do të vazhdohet angazhimi për luftimin e kriminaliteteve që mund të cënojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cënojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

“Përderisa Vucic flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka shkruar ministri Sveçla./arbresh.info/

Lexo edhe:

Arrestohet një serb në Leposaviq, i gjenden në veturë mbi gjashtë mijë fishekë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme