Arrestohet një serb në Novosellë, e kaloi ilegalisht kufirin

09:33 | 29 Tetor 2024
E.G

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Novosellë pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se i dyshuari është liruar.

“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Novosellë 22.10.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme