Google ADS

Arrestohet një serb në Jarinjë, nuk e pagoi dënimin prej 350 euro

18:19 | 18 Janar 2023
E.H

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitarë në Jarinjë.

Siç njofton Policia e Kosovës, personi i ndaluar me iniciale M. C., kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte dënuar më parë nga kjo gjykatë në vlerë monetare prej 350 euro për veprën penale “mashtrim”.

“I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme