Arrestohet një serb me urdhër nga Gjykata Themelore, dyshohet për shpërdorim të pasurisë

18:54 | 21 Maj 2023
E.H

Një 72-vjeçar i komunitetit serb është arrestuar sot rreth orës 12:00 nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Elshani njoftoi se i njëjti kishe urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“I dyshuari kishte urdhërarrest për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë’. Të arrestuarin e kemi dërguar në stacionin policor në Drenas për intervistim pasi urdhërarresti ishte lëshuar me kërkesën e Drenasit. Pas intervistimit i dyshuari është liruar”, ka thënë Elshani./Arbresh.info

Lexo edhe:

Petkoviq: Policia e Kosovës po i arreston serbët për t’i frikësuar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme