Google ADS

Arrestohet një prodhues i medikamenteve të dëmshme mjekësore

11:54 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe prodhim e shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore. 

Arrestimi ka ndodhur në Fushë Kosovës nga Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Policisë në Prishtinë.

“Me  05.10.2017 nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, lidhur me veprën e lartshënuar”, njofton PK’ja për arrestimin e djeshëm të denoncuar qysh më 28 gusht 2017.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme