Një pjesëtar i FSK-së është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Policia e Kosovës.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhërat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.
“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/
Në Shqipëri moti me kthjellime dhe vranesira mesatare
Prishtina sot në ditë zie, mbahet mbledhje Komemorative për ...
Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojëra sportive në...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër