Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi që kërkohej me 14 urdhëresa nga gjykata.
27-vjeçari i arrestuar nga 14 urdhëresat, 6 prej tyre ishin urdhëresa me burgim (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor, transmeton Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës me anë të një komunikate, ku poashtu bëri të ditur se personi në fjalë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
/Arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion