Një person është arrestuar si i dyshuar për një vrasje të pasluftës.
Arrestimi i tij ka ndodhur sot në orën 10:00 në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorisë së shtetit, vrasja e dyshuar kishte ndodhur në vitin 1999, pas luftës, thuhet në komunikatën e policisë.
Komunikata e plotë e Policisë:
Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftojnë opinionin publik se më datën 28 janar 2020, rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, kurse prokurori i shtetit për të dyshuarin ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës, Departamenti për Krime të Rënda.
Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shenjëstruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni. /arbresh.info/
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet