Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale vrasje në tentativë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Orroberd të Istogut.
Atje sipas policisë një person ka marrë lëndime nga thika, teksa i dyshuari ishte në arrati.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia. I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Më datë 03 shkurt 2022 rreth orës 19:50, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Orroberd – Istog.
Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se një (1) person është lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima është dërguar fillimisht në QKMF Istog, dhe nga aty me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, ndërsa ne vendngjarje është gjetur mjeti i mprehtë (thika) e cila dyshohet se është përdorur në rast
Pas një pune intensive të Policisë, është arritur vendndodhja e personit të dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...