Policia në Podujevë kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër arrest për një rast “Vrasje në tentativë”.
I dyshuari është ndaluar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe para policisë ka prezantuar një dokument të një personi tjetër, përcjell Arbresh.info.
“Personit të dyshuar: L K, mashkull, 28 vjeç, (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarri, një thikë, sasi të narkotikëve, një motoçikletë etj”, thuhet në komunikatë.
Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali në të njëjtën rrugë, ku ka sekuestruar: një çantë me një shumë parash, një armë zjarri, një motoçikletë etj.
“Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...