Arrestohet një person për “Vrasje e mbetur në tentativë” në Ferizaj

08:43 | 9 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Me datën 04.06.2022 rreth orës 12:40 në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupur, ku personi me inicialet Sh.S (M/K) i moshës 35 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore (therje me thikë) nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar “Lëmdim i rëndë trupor”, thuhet në një komunikatë për media.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte nisur hetimet intenzive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisē, dje me datën 08.06.2022 rreth orës 21:00 ka arrestuar të dyshuarin e kësaj ngjarje me inicialet Y.R ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari ndalet për 48 orë, ndërsa rasti është ricilësuar “ Vrasja e mbetur në tentativë”, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme