Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Shtime

11:57 | 18 Mars 2022
V. S.

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 16.03.2022 rreth orës 09:15, kishte pranuar një informacion se në fshatin Llanishtë të Shtimes është një rast i vjedhjes së rëndë.

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevosjhme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes .
Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 18.03.2022 rreth orës 09:45 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.R (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën ‘’Bajram Curri’’( aktualisht jofunksionale) në fshatin Llanishtë të Shtimes duke i vjedhur disa shtylla druri të kulmit të kësaj shkolle.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme