Google ADS

Arrestohet një person për sulm ndaj dy policëve në gjendje të dehur

08:51 | 5 Shkurt 2022
S D

Është arrestuar një person pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë, shkruan arbresh.info.

Policët pas lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 04.02.2022-15:40.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme