Arrestohet një person për shkaktim zjarri në Pejë

09:35 | 7 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Në fshatin Ranushiq të Pejës është arrestuar i dyshuari, pasi që në shtëpinë e fqiut të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore, raporton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

“Fsh. Raushiq, Pejë, 06.04.2022 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e fqiut të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme