Arrestohet një person për shkak të ekspozimit të armës

08:48 | 26 Qershor 2022
K.B

Tre persona janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje, njëri prej tyre ka ekspozuar edhe armë, ku  pastaj është arrestuar.

I njëjti gjatë arrestimit ka penguar zyrtarin policorë gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Gjatë arrestimit dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit , është ndërguar në mbajtje.

RAPORTI

Prishtinë 24.06.2022-23:42. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të tre meshkujve kosovar, të njëjtit janë rrahur mes veti . Dyshohet se njëri nga ta ka ekspozuar një armë dhe është arrestuar, ku gjatë arrestimit i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarit policor ka rezistuar. Gjatë arrestimit dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit , është ndërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme