Policia e Kosovës pas disa hetimeve ka arritur ta arrestojë 44-vjeçarin me inicialet S.R nën dyshimin se i njëjti është prezantuar ditë më parë si zyrtar policor me rroba civile.
Përmes një komunikate, Policia bën të ditur se i dyshuari ka mashturar 1600 persona tjera me qëllim se ai do t’i ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në stacionin policor në Kaçanik.
Komunikata e plotë:
Me datën 15.11.2023 rreth orës 14:20 policët hetues të stacionit në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin S.R (M/K) i moshës 44 vjeçar , i cili dyshohet se ditë më parë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do ti ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Prezantim i rremë si person zyrtar’’./Arbresh.info/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...