Policia ka arrestuar një 52-vjeçar pas që i njëjti dyshohet se rreth orës 01:50 tek vendi i quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik, i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër.
Sipas policisë, i lënduari kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, dhe për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, përcjell Arbresh.info.
“Me datën 09.09.2023 rreth orës 01:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion, se në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Guri i Zi ‘’ është një rast i lëndimit trupor, ku një person i kishte shkaktuar lëndime të rënda një personit tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari pasi kishte marrë ndihmën e pare mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj’, thuhet në njoftim.
Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
“I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, njofton policia. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...