Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet A.K, nën dyshimin për veprën penale të kontrabandimit me migrantë dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar.
Ky arrestim është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot një person me inicialet A.K. Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ”Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164 dhe veprën penale ”Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( “KPRK”)”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...