Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Grabitje dhe dëmtim prone’’, kishte nisur hetimin e rastit që ka ndodhur me datën 26.11.2021, ku rreth orës 19:30 ne rr. ‘’Abdiselam Ahmeti’’ në Ferizaj tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë viktimës G.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ishte po ashtu me veturë dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupor.
Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar edhe veturën e tij dhe të njëjtit kishin ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, njofton policia, shkruna arbresh.info.
Në lidhje me këtë, hetuesit e stacionit policor pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale dhe deklarative dhe sot me datë 30.11.2021, rreth orës 19:00 kanë arrestuar personin e dyshuar të kësaj ngjarje me inicialet B.H ( M/K) 32 vjeçar .
I njëjti pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit tjerë ./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës