Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka arrestuar një person i cili dyshohet për “Dëmtim të varreve apo kufomave”.
Siç njoftohet, i dyshuari T.N., gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” i cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat Ortodokse”, thuhet në njoftim.
“Sot më datën 08.12.2022 është arritur të identifikohet dhe ta arrestohet i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit . I dyshuari gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale”, ka njoftuar policia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...